E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vladimir Putin shpall divorcin pas 29 vitesh martesë

ciftiPresidenti rus, Vladimir Putin dhe gruaja e tij, Ludmilla, kanë bërë të ditur se ata janë ndarë dhe martesa mes tyre ka përfunduar.

66- vjeçari dhe gruaja e tij 55- vjeçare kishin 29 vite të martuar.

Presidenti rus e ka pranuar për televizionin Rossiya 24 që ata janë ndarë.

Kurse Ludmilla tha: Ka qenë vendimi ynë i përbashkët. Martesa jonë ka përfunduar pasi ne shihemi shumë rrallë.

Ajo shtoi se ka qenë një divorc i civilizuar.

Megjithatë nuk është sqaruar nëse të dy janë divorcuar edhe ligjërisht.

Çifti nuk është parë së bashku në publik që prej 7 majit 2012, kur Putin u inaugurua si president.

Ludmilla tha se ata të dy do jenë përjetësisht miq. E falënderoj që do më ndihmojë, tha Ludmilla.

Çifti është martuar në vitin 1983 dhe kanë dy vajza./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›