E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlashi tregon Shfaqet vajza e cila ka vdekur pasi eshte djegur

Banoret vazhdojne te tregojne histori te ndryshme te degjuara apo te perjetuara vete duke u ngrohur afer zjarrit te ndezur dhe duke vazhduar te pjekin patate.

Vlashi tregon nje histori e cila ka ndodhur ne Kinostudjo. Ai thote se ka rene zjarri ne nje godine dhe kane shpetuar te gjithe vetem nje vajze me floke te gjate trupi i se ciles nuk eshte gjetur kurre. Gjate nje programi qe eshte bere se fundmi nje vajze eshte ankuar pasi nje djale ka hyre dhe i ka perkedhelur floket po ajo eshte ndier shume e bezdisur. Ai thote se djali ne fjale eshte pushuar nga puna dhe eshte zevendesuar me nje femer e cila ka pare ne nje moment nja vajze me floke te gjate e cila e ka pershendetur por nuk e ka pare me. Vlashi thote se jane kontrolluar te gjitha kamerat por nuk eshte pare asgje. Ai tregon se ajo vajza eshte pare edhe me vone ulur ne nje kolltuk por asnje nuk e besonte pasi ajo nuk shfaqej ne momentin qe kontrolloheshin kamerat. Ai tregon se ajo eshte shfaqur disa here te tjera dhe ne nje moment edhe ne dritare pasi vajzat kane qene duke bere dush.

Ai tregon se kete vajzen e kane pare edhe rojet te cilet kane shtene mbi te por ajo eshte zhdukur ne moment. Franceska thote se kjo histori eshte e vertete pasi ka qene prezente edhe vete.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›