Vlera e Realit sa buxheti i shtetit shqiptar

Me një vlerë të përafërt me buxhetin e shtetit shqiptar në një vit, Reali i Madridit është klubi me vlerën më të lartë në botë, shpalli “Forbes”, një revistë e specializuar për studimet ekonomike, ditën e enjte.
Në renditjen e publikuar prej revistës, gjigantët spanjollë u vendosën në krye të listës, e cila merr parasysh vlerën e aseteve, marketingut, futbollistëve, pronave në zotërim të klubit, kapitalet, detyrimet, të drejtat televizive, përfitimet nga pozicionet në kampionate e kupa të Europës dhe të dhëna të tjera financiare. Në total, vlera totale e Realit u përllogarit në 3,3 miliardë dollarë, lehtësisht inferiore ndaj 3,8 miliardëve, që përbënë buxhetin e shtetit shqiptar për vitin aktual. Në vendin e dytë pozicionohet Manchester United, ndjekur nga Barcelona. Kjo është renditja e “Forbes”, për 20 klubet me vlerën më të lartë në botë, e shprehur në milionë dollarë. 1. Real Madrid 3 300 2. Manchester United 3 165 3. Barcelona 2 600 4. Arsenal 1 326 5. Bayern Munchen 1 309 6. Milan 945 7. Chelsea 901 8. Juventus 694 9. Manchester City 689 10. Liverpool 651 11. Tottenham 520 12. Schalke 04 498 13. Borussia Dortmund 456 14. Inter 401 15. Lyon 368 16. Corinthias 358 17. Napoli 330 18. Hamburg 300 19. Marseille 285 20. Newcastle 263