Vllaznia bëhet gati për kupat e Europës, huazon për disa javë mbrojtësin e Teutës

Para pak minutash skuadra e Vllaznisë ka bërë me dije se ka arritur një akord me Teutën për të huazuar në Shkodër, Artan Jazxhi.
Sipas njoftimit mbrojtësi do të jetë pjesë e klubit vetëm për kohën kur ekipi i drejtuar nga Edi Martini do të jetë pjesë e tureve paraeliminatore të kupave të Europës.
24-vjeçari është një njohje e vjetër dhe njëkohësisht kërkesë e trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini.