Vllaznia blindon sulmin, Lirim Kastrati firmos me shkodranët

Vllaznia blindon sulmin. Klubi shkodran ka zyrtarizuar blerjen e Lirim Kastratit. Sulmuesi 26-vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës ka luajtur me disa ekipe të njohura si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton.
Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë.
Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.