Vlonjatët surprizojnë Edi Ramën, i bëjnë dhuratë bufin me sytë blu

Kryeministri Edi Rama është surprizuar me një dhuratë ditën e sotme (23 mars) teksa prezantonte kandidatët socialist të qarkut të Vlorës.
Një statujë bufi me sy blu ishte dhurata simbolike që vlonjatët i bënë Ramës.
“Kujt s’ia gjetën vlonjatët! Faleminderit për dhuratën”, shkruan kryeministri krah fotos së postuar në rrjetin social “Facebook”.
Kujtojmë se Rama ka etiketuar kundërshtarin e tij politik, kreun e PD-së, Sali Berishën si ‘buf i kënetës’. /vizionplus.tv