Vlonjati braktis të birin, policia e zbulon dhe ndëshkon

Policia e procedoi sot një 50-vjeçar nga Vlora pasi akuzohet se ka braktisur në Francë të birin e tij vetëm 9 vjeç.
Blutë bëjnë me dije se ai u arrestua në kuadër të luftës kundër braktisjes së fëmijëve në vendet e BE-së me qëllim marrjen e azilit.
Bëhet me dije se 50-vjeçari ka kaluar kufirin më tetor të këtij viti bashkë me djalin e tij të mitur, me autorizimin përkatës nga nëna e djalit, dhe më datë 09.01.2023, është kthyer në Shqipëri, pa të birin.
Policia thotë se ka bërë verifikimet e nevojshme dhe ka zbuluar se e kishte braktisur në Francë me qëllim marrjen e azilit.
Braktisja e fëmijëve nga prindërit në shtetet e BE-së me qëllim marrjen e azilit është një fenomen i përhapur në Shqipëri, ndërkohë që herë pas here policia konstaton dhe procedon prindërit shkelës. /vizionplus.tv