E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora, dy ditë pa ujë dhe drita

Shembja e dheut në kodrën mbi lagjen 10 korriku të qytetit të Vlorës që la qytetin për tre ditë pa ujë është ripërsëritur prapë dje dhe një prej tubacioneve të riparuara vetëm dje është riçarë për të lënë pa ujë një pjesë tjetër të qytetit. Sipas banorëve të kësaj lagje, në rrezik prej shkarjes së dheut janë në këtë vend 10 familje, njëra prej të cilave sot është

larguar nga banesa sepse mundësia e shembjes së saj është shumë e madhe. Po këta banorë tregojnë se riparimi i djeshëm i tubacioneve duket nuk është bërë me cilësi sepse pas një rrëshqitje tjetër dheu ato janë carë. Po ashtu këta banorë tregojnë se prej rrëshqitjes së dheut është dëmtuar aty edhe një shtyllë e tensionit dhe gjithë lagja ndodhet aktualisht pa energji elektrike. Ata tregojnë se kanë marrë disa herë në telefon urgjencën elektrike dhe e kanë vënë në dijeni për defektin dhe ndonëse prej aty kanë marrë sinjalin se është nisur drejt defektit skuadra e riparimeve, deri në orët e vona të mbas ditës askush nuk është dukur pranë defektit dhe mbrëmja i ka gjetur këta banorë pa energji elektrike dhe gjithashtu edhe pa ujë të pijshëm.

V. Sako

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›