E Premte, 6 Nëntor 2026

“Vlora e rilindur”/ Rama: “Lungomare 3” po merr formë nga tuneli i Ujit të Ftohtë përtej Radhimës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Lungomare 3 duke u shprehur se tashmë po merr formë nga Tuneli i Ujit të Ftohtë përtej Radhimës. Gjithashtu nënvizon se po punohet me projektin e Lungomares 4, ku edhe bregdeti i Orikumit do të përfshihet shton Rama në hartën e transformuar të Vlorës së rilindur.

“MIRËMËNGJES dhe me Lungomaren 3 që po merr formë nga Tuneli i Ujit të Ftohtë përtej Radhimës, ndërkohë që punojmë me projektin e Lungomare 4, ku edhe bregdeti i Orikumit do të përfshihet në hartën e transfomuar të Vlorës së Rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›