E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vlora mirëpret kampionatin e boksit

Vlora do të jetë mikpritëse e kampionatit kombëtar të boksit për të rritur, që do të zhvillohet në Pallatin e Sportit të qytetit bregdetar më 7-9 tetor. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 13 ekipe, ndërsa pritet të jetë ndoshta një ndër kampionatet e forta të viteve të fundit. Për Flamurtarin ka dhe boksierë, të cilët ka ardhur nga Gjermania. Për trajnerin e “dorezave” vlonjate, Gëzim Zeneli, të gjithë janë gati për titullin kampion.

“Ekipi i Flamurtarit – thotë Zeneli – ka javë që po përgatitet për këtë kampionat, ndërsa ka bërë stërvitje serioze me seanca tre herë në ditë. Jo vetëm kaq, por në gjirin tonë kemi dhe boksierë nga Gjermania, që janë shqiptarë, të cilët do të mund të na japin kënaqësinë e pretendimit për të qenë kampion. Nuk duhet harruar që kemi kundërshtar të fortë përballë, por në do të përpiqemi të jemi dinjitoz”.

Veç Flamurtarit, pretendente janë edhe Vllaznia e Tirana për titull kampion, ndërsa takimet do të jenë të luftuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›