Vlora në prag të bumit turistik, operatorët hedhin sytë drejt tregut të huaj për fuqi punëtore

Sezoni turistik ende nuk ka startuar zyrtarisht, por në Vlorë numri i turistëve është i konsiderueshëm. Duke parë këtë trend të pranverës pritet që ky sezon të jetë i kënaqshëm ndërsa të tilla janë edhe pritshmëritë nga operatorët turistikë.
Operatorët turistikë pranojnë se Vlora mbetet një destinacion i kërkuar, por edhe kurioz nga të huajt. Këto ditë po e tregojnë diçka të tillë. Ndërkohë që kanë nisur prenotimet dhe rezervimet, ndërsa turistët janë nga vende të ndryshme të Europës.
Por sfida mbetet fuqia punëtore. Operatorët turistikë thonë se veç tregut vendas kanë nisur kontaktet edhe me agjensi për fuqi punëtore nga vende te tjera.
“Kemi bërë njoftime që kërkohet staf kemi marrë dhe njoftime pozitive, por kemi dhe mangësira sepse nuk është e thjeshtë të marrësh nga vende të tjera, problem është dhe gjuha”.
Sezoni i ri turistik në Vlorë me përgatitjet që po bëhen, parashikohet të presë një numër rekord turistësh që do të kalojnë ditë të paharrueshme në bregdetin shqiptar.
RTSH