Vlora si grykederdhje naftesjellesi malli ne breg mbetjet ne det

Veprohet si te ishte nje gje normale pa asnje lloj druajtje dhe pa dyshime si te ishin anije pushtuesish apo kolonizuese. Gjiri i Vlores demtohet shpesh nga anije te ndryshme tregtare si dhe ato te transportit te karburanteve. Ne menyre flagrante vetem diten e sotme kane shkarkuar mbetje ne ujrat e detit shume afer me bregun. Vaji dhe mbetjet te cilat jane shkarkuar nga dy anije pasi kishin perfunduar procesin e zbarkimit te mallrave. Gjithashtu me shpesh ato kryejne pastrimin e karburantit ne gjirin e Vlores duke e kthyer ate si ne nje grykederdhje naftesjellesi. Larjet e motoreve dhe nderrimi i karburantit ne serbatoret gjigante behen pikerisht ne kushte flagrante. E gjitha kjo ndodh ne syte e pushuesve dhe te gjithe qytetareve te tjere. Edhe pse ekziston nje Konventa per Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe Zones Bregdetare te Detit Mesdhe duket se me keto raste te perseritura nuk zbatohet. Por edhe ligji mbi ujerat dhe detet permban masa penalizuese ne baze te shkalles se ndotjes. Minimalja shkon ne 100 mije euro dhe me pas rishikimi i licences per mos zbatueshmeri te legjislacionit te percaktuar ne kontraten e subjektit.
Zeri i qytetarit
Qytetaret dhe pushuesit i bejne thirrje organeve kompetente per kete masaker qe po i shkaktohet detit. Plazhistet e shumte ne qytetin e Vlores kerkojne gje kjo gje te parandalohet dhe shkelesit te ndeshkohen pasi ne te kundert demet do te jene te shumefishta. Nuk eshte normale. Autoritetet perkatese duhet et marrin masa urgjentisht per te bere te mundur ndalimin e ketyre hedhjeve te mbeturinave shprehet nje 40-vjecare nga Vlora. Vijme per te shijuar panoramen e bukur qe te ofron deti i Vlores. Fakti qe anija po derdh mbeturinat e saj pa e care koken fare tregon qe deti i Vlores po mbushet dita dites me mbeturina si nafte vaj etj. nderkohe qe nga autoritetet si portuale e ato te mjedisit nuk prononcohen per kete fakt ankohet nje pushues.