E Premte, 6 Nëntor 2026

Vlorë/ 53-vjeçari qëllon me armë zjarri në ajër, shpallet në kërkim

Një 53-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër, teksa ka qenë i dehur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Brataj, në Selenicë të Vlorës, ku dyshohet se 53-vjeçari ka pasur një konflikt me një person, për motive të dobëta.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›