E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore 67-vjecari tenton vetevrasjen

Një 67-vjeçar ka tentuar t'i japë fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në qendër të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur ne lulishten e rrethrrotullimit te Skeles ku 67-vjeçari Shezai Skenderi ka lagur veten me dy bidona me benzine dhe here pas here ka tentuar t'i vere flaken. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise te cilat pasi kane negociuar me 67-vjeçarin e kane nderhyre per neutralizimin e tij duke parandaluar vdekjen e ketij te fundit.

Pas kesaj ngjarjeje policia sqaron se nje nga arsyet qe e shtyne 67-vjeçarin te beje nje veprim te tille ka qene vrasja e djalit te tij dhe mosveprimi nga ana e strukturave shtererore per te vene drejtesine ne vend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›