E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, 900 fëmijë rrezikojnë shkollën pas amortizimit të ndërtesës

900 fëmijë të kopshtit dhe të shkollës “Ibrahim Kushta” në qytetin e Vlorës rrezikojnë të mbeten pa mësim për shkak të gjendjes së shkollës.
 

Mungesa teresore e infrastruktures rreth shkolles, por edhe kushtet minimale higjenosanitare ne kete isnitucion publik të arsimit janë dy prej problemeve më të prekshme. Drejtori i ketij institucioni arsimor, Gramoz Xhaferri, bën thirrje që të merren masa për infrastrukturën e shkollës.
 

Gjendja e shkollës ka detyruar nxenesit e shkolles te mos frekuentojne rregullisht mesimin. Sipas prindërve dhe mësuesve nëse nuk ndërhyhet menjëherë, ardhja e dimrit pritet që të përkeqësojë edhe më shumë situatën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›