Vlorë/ Makina merr përpara këmbësorin dhe “zhduket” nga vendi i ngjarjes

Aksident tek rruga e spitalit rajonal të Vlorës. Një mjet ngjyrë jeshile ende i paidentifikuar dhe me shpejtësi të lartë ka aksidentuar një shtetas I cili po kalonte rrugën.
Mjeti është larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes.
Personi në fjalë u trasportua me urgjencë në spital .
Policia po vijon ekspertizën dhe do të marrë kamerat e sigurisë për të identifikuar mjetin dhe drejtuesin e saj.