E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vlorë/ Përplasi një grua dhe tentoi të largohet nga vendngjarja, 45-vjeçari shkakton aksident të dyfishtë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në rrugën Transballkanike në Vlorë. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë është lënduar një person.

Mësohet se personi i lënduar është një grua e cila është dërguar me urgjencë në spital. Gjendja e saj shëndetësore raportohet e rëndë.

Mësohet se drejtuesi i njërit nga mjetet e përfshira në aksident, fillimisht ka aksidentuar një grua. Në tentativë për t’u larguar me shpejtësi nga vendngjarja, Albert Mamli ka shkaktuar dhe aksidentin e dytë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, shtetasi A. L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.

Shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›