E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë/ Task-Forcë për sigurinë ushqimore, Hyseni: Kontrolle të shtuara në subjektet me risk

Bizneset që ofrojnë shërbime apo tregtojnë produkte ushqimore në Vlorë po i nënshtrohen kontrolleve të shtuara për sigurinë ushqimore.

Për shkak të shtimit të fluksit të turistëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur një task-forcë, e cila po operon në terren.

Kreu i AKU Vlorë, Endri Hyseni, thotë se në disa subjekte është bërë edhe bllokimi i produkteve që nuk përmbushnin standardet e duhura.

Kontrollet e shtuara nga task-forca në Vlorë do të vijojnë deri në fund të sezonit turistik, pasi konsumi në qytet është më i lartë për shkak të turistëve vendas dhe të huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›