E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vlorë/ Vodhën nën kërcënimin e kallashnikovit firmën private, arrestohet organizatori

Një 32-vjeçar grabiti një firmë private ndërtimi në fshatin Dukat i Ri në Vlorë.

I riu u fut i maskuar në zyrë së bashku me një person tjetër dhe duke kërcënuar me kallashnikov morën një sasi parash. Më pas ata u larguan me nje automjet.

32-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje, u arrestua pak minuta pas grabitjes nga policia, ndërsa bashkëpunëtori i tij u shpall në kërkim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›