E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin e Ftohtë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të shtune pranë një hoteli në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha, duke alarmuar banorët dhe pushuesit e zonës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, situata është vënë nën kontroll dhe zjarri është shuar. Sipas të dhënave paraprake, shkak dyshohet të jetë bërë humusi i nëntokës, i cili vijon të digjet dhe, i ndikuar nga era, mund të shkaktojë riaktivizimin e flakëve në sipërfaqe.

Zjarrfikësit kanë vijuar punën në terren për të siguruar shuarjen e plotë të vatrës dhe për të parandaluar riaktivizimin apo përhapjen e zjarrit në zonat përreth.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›