Vlore arrestohen vrasesit e pensionistit

Drejtoria e Policise se Vlores ka arrestuar tre shtetas nga Laci te cilet dy dite me pare kryen vrasjen e nje pensionisti ne Sarande.
Ledjan Doci 27 vjec Aleksander Gjoni 27 vjec dhe Pashk Doci 50 vjec u prangosen nen akuzen e vrasjes.
Gjate nje komunikimi me mediat zedhenesja e Drejtorise se Pergjithshme te Policise tha se keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin pasi kane planifikuar vjedhjen e 90-vjecarit Vasil Roshi kane hyre ne banesen e tij duke i marre shumen prej 1 milion e 400 mije leke.
Me pas e kane lidhur dhe vrare ate duke e goditur me thike. Arrestimi i tyre u be edhe ne bashkepunim me policine e Lezhes.