E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore arrestohet 49-vjecari tentoi te vriste bashkeshorten

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 49-vjeçar i cili ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij.

Gëzim Selimi, nga fshati Alikokë i Vlorës ka goditur me mjete të forta bashkëshorten e tij L. Selimi pas një zënke për motive të dobëta duke i shkaktuar plagë të shumta në trup. E plagosura është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës dhe gjendja e saj shëndetësore është e rëndë. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›