Vlore buxheti rivotohet pas debateve e fyerjeve
Pak dite me pare ai nuk u miratua nga institucioni i prefektit duke e argumentuar kete me konstatimin e parregullsive ligjore. Mbledhja e djeshme eshte shoqeruar gjate te gjithe kohes me debate te ashpra ndermjet keshilltareve deri edhe ne akuza e fyerje personale ndermjet tyre. Qe ne minutat e para te mbledhjes te djathtet nepermjet kryetares se grupit Laureta Bejkosala kerkuan respektim te procedures nga kreu i Keshillit Bashkiak Kujtim Sulce. Mungesa e votave te socialisteve qe ne fillim te mbledhjes corientoi disi situaten por pas vendimit te te djathteve se procedurat spo respektoheshin u mbush salla me te munguarit e fillim-seances dhe te majtet plotesuan numrin e votave duke e kaluar keshtu buxhetin. Me 6 janar prefekti i qarkut te Vlores Eduart Velcani ktheu buxhetin me 11 shkelje ligjore por dje pas disa ndryshimeve te majtet e rivotuan. Tri pikat me te diskutuara per mosmiratimin e buxhetit nga prefekti dhe qe moren OK dje te anetareve te keshillit per te ndryshuar pas edhe permiresimit te kryer nga Komisioni i Ekonomise ishin eliminimi i shpenzimeve 1.700 mije leke udhetime dhe dieta per jashte shtetit heqja e tarifes prej 1.300 mije lekesh e regjistrimeve te aktiviteteve te reja si dhe reflekti ne fondin rezerve te diferences prej 400 mije leke. Tashme buxheti do te kaloje serish ne tryezen e prefektit per ligjshmerine. Pasi u kthye buxheti kryebashkiaku Gjika reagoi duke pohuar se per miratimin e saj ishte marre parasysh edhe mendimi nga grupet e interesit dhe nga qytetaret. Nuk jane percaktuar se ku do te shkojne te ardhurat qe vijne nga legalizimet. Ligji percakton se te gjitha parate qe vijne nga taksa e ndikimit ne infrastrukture duhet te shkojne per investime ne zonat informate. Kemi konstatuar edhe shkeljen qe kryhet me percaktimin e tarifave dhe taksave nga 50 mije deri ne 100 mije leke per regjistrimin fillestar te biznesit. Nderkohe me vendim qeverie jane bere lehtesira per te mos paguar ne lidhje me kete. Kemi verejtje edhe per shifren e larte te dietave per udhetime bonuse telefonike per administraten e bashkise etj. deklaroi prefekti ne momentin kur ktheu mbrapsht buxhetin.
VLORE/ QEMAL BIRAKU