E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, eksploziv në pallatin kubanon kreu i PD, Ardian Kollozi

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Shpërthimi në 02: 50 të mëngjesit  VLORË - Një sasi tritoli shpërtheu brenda një pallati 12 katesh në lagjen “29 nëntori”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Rinia”. Sipas një njoftimi paraprak  të policisë së Vlorës eksplozivi shpërtheu në shkallët që lidh katin e 10-të me të 11-tin, ku banon kreu i PD-së së Vlorës Ardian Kollozi, rreth orës 02:50 të ditës së sotme.(01.06.2013)

Policia e Vlorës nëpërmjet një njoftimi paraprak informon se rreth orës 02: 50 u mor njoftim në sallën operative se një sasi eksplozivi kishte shpërthyer në katin e 10 të një pallati 12 katësh ku kati i 11 i përkiste kryetarit të PD në qarkun e Vlorës Ardian Kollozi, i cili ndodhet i katërti në listën e kandidatëve për deputetë të PD në këtë qark.

Nga burime mësohet se në të njëjtin pallat disa kate më poshtë banon dhe i pari në listën për kandidat në radhët e LSI Shkelqim Selami. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe fillimisht ka rrethuar zonën dhe nuk ka lënë kamerat TV të afrohen në zonën ku ndodhi shpërthimi. Shpërthimi ka shkaktuar  dëme të konsiderueshme materiale në dyert e banoreve dhe në ashensor.

EKSPLOZIVI 200-500 GRAM
Eksplozivi i cili mendohet të jetë nga 200 gram deri në 500 gram është vene në shkallët mes dy kateve, 10- 11 të pallatit, aty ku banon dhe Kollozi, dhe vala e shpërthimit ka qenë e aq fuqishme sa ka dëmtuar dyert, ka shkaktuar thyerje xhamash dhe vatra e shpërthimit ka lënë një gjurmë me diametër 20 me 10 cm në dysheme. Nuk janë shënuar dëme në njerëz, gjithsesi autoambulancat dhe mjeket rojë kanë qenë prezent. Ndërsa banorët janë tronditur nga vala e shpërthimit.

HETIMET
Policia po heton që prej orës tre të mëngjesit me ekspertë të saj por të mbërritur edhe nga Tirana. Mbi 15 persona shoqëruar në policinë e Vlorës, disa prej tyre pasi janë marrë në pyetje dhe janë liruar përsëri. Gjithashtu janë marrë filmimet e të gjitha kamerave të sigurisë në zonë ku ka mundësi të zbulohen lëvizjet e një aspo disa personave. Prokuror dhe drejtues të lartë të policisë lokale por dhe të ardhur nga Tirana kanë qenë në vendngjarje deri në mëngjes kur sërish nuk janë lejuar kamerat dhe gazetarët të afrohen në vendin e shpërthimit.
Në Vlorë ka ardhur edhe Nëndrejtori i Përgjithshëm i policisë, Agron Kuliçaj.

Policia shprehet e rezervuar në dhënien e detajeve për shkak të hetimeve, ndërsa burime nga grupi hetimor heton dhe pistën se lënda eksplozive mund të ketë pasur si objektiv Kollozin, pasi shpërthimi ndodhi në shkallët që lidhi katin 10-11 ku banon dhe Kollozi   

Lajmi u publikua rreth orës 05:40 dhe u përditësua në orën 06:50
Redaksia Online
(b.m/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›