E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, ekzekutohet me armë në sy të familjes një 40-vjecar, policia nis hetimet

VLORE- Një person është ekzekutuar me armë pak pas mesnate në Vlorë.

Sipas policisë së qytetit bregdetar viktima është shtetasi Agron Çela, 40 vjeç, i vrarë në lagjen ‘Albano’. 

Blutë e Vlorës sqarojnë se viktima ndodhej pak metra larg banesës në momentin që është qëlluar me disa plumba, ndërsa ishte i shoqëruar me familjen e tij.

Po sipas të njëjtave burime, mësohet se në lidhje me ngjarjen kanë nisur tashmë hetimet për identifikimin e autorëve si dhe për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë krim.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›