E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, grabit pllakat e Sheshit të Flamurit, pranga 51-vjeçarit

Gazeta Shqip

Grabitësit nuk kanë kursyer as pllakat dekorative që do të përdoren për shtrimin e Sheshit të Flamurit, me rastin e kremtimit të 100-Vjetorit të Pavarësisë.

Policia e Vlorës ka deklaruar se ka vënë në pranga një 51-vjeçar vlonjat, i cili është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë pllakat dekorative. “U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për vjedhje i shtetasit Gëzim Myrtaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi është kapur duke vjedhur pllaka mermeri të cilat po përdoren për shtrimin e sheshit të Flamurit”, bën të ditur zyrtarisht policia e qytetit bregdetar.

9 Tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, grabit pllakat e Sheshit të Flamurit, pranga 51-vjeçarit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›