E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, humbën në det të hapurshpëtohen 2 turistë britanikë

TIRANE - Dy turistë me shtetësi britanike janë shpëtuar nga rojet bregdetare shqiptare pas një operacioni kërkimi prej mëse 4 orësh në rajonin Palermo- Himarë.

Dy tursitët ishin nisur me motobarkë nga Kroacia me destinacion Korfuzin por kishin humbur në det prej orës 22:40 të mbrëmjes së  9 korrikut.

Pas marrjes së sinjalit nga Qendra Operacionale Detare e Pireut rojet Bregdetare Shqiptare ndërmorrën operacionin  intensiv të kërkimit , i cili zgjati mëse 4 orë në rajonin Palermo-Himarë.

“Dy turistët britanikë u lokalizuan dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore rreth 10 milje larg bregut.”- thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Mbrojtes.

 Gjetja dhe shoqërimi në breg i dy turistëve është bërë nga ekuipazhi i anijes P-120.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›