E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore kapen 250 kg kanabis ne port nje i arrestuar

VLORE- Kapet ne portin e Vlores nje sasi e konsiderueshme lendesh narkotike e llojit kanabis sativa. Burime nga policia bejne te ditur se droga u zbulua ne pjesen e siperme te nje kamioni gjate nje kontrolli rutine ne port.

Policia ka sekuestruar rreth 250 kg kanabis ndersa ka vene ne pranga drejtuesin e kamionit me targa te Tiranes TR 69 32 T qe tentoi te udhetonte drejt Italise me tragetin Vlore-Brindizi.

Drejtuesi Bektash Kalaj eshte derguar ne komisariatin e Vlores ku po merret ne pyetje ne lidhje me burimin dhe destinacionin e droges.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›