E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore kapet me 28 kg hashash pranga 60-vjecarit

Efektivët e Seksionit të Luftës kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë përmes operacionit policor të koduar “Mesnata”, kanë arrestuar një trafikant që po përgatitej të trafikonte drejt Greqisë një sasi droge.

Burime të policisë së Vlorës bëjnë të ditur se është arrestuar 60-vjeçari Jonuz Luto Memini, banues në lagjen “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan si provë materiale 28 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, e paketuar në 23 pako të mbështjella me natriban.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë dhe për të zbardhur veprimtarinë e plotë kriminale të Jonuz Meminit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›