E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, komisionerët në pritje për dorëzimin e kutive në KZAZ 84

Procesi i mbylljes së votimit ka hyrë në fazën e dërgimit të materialeve zgjedhore në Komisionin e Zonës Administrative Zgjedhore (KZAZ).

Në KZAZ nr. 84, e cila mbulon një pjesë të qendrave të votimit në Bashkinë Vlorë, komisionerët dhe stafi i Qendrave të Votimit kanë mbërritur dhe ndodhen në pritje për të dorëzuar zyrtarisht kutitë e votimit dhe dokumentacionin shoqërues.

Ky proces shënon hapin e fundit përpara se të fillojë numërimi i votave, i cili do të përcaktojë fituesin e garës për kryetar bashkie.

Sipas procedurave të KQZ-së, pas marrjes në dorëzim dhe verifikimit të dokumentacionit të plotë nga anëtarët e KZAZ-së, do të nisë numërimi i fletëve të votimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›