Vlore mbledhje Qeverie ne Shtepine Muze

Kryeministri Sali Berisha mban mbledhjen e Qeverisë në Shtëpinë Muze në
Vlorë, aty ku 100 vjet më parë Ismail Qemali mbajti mbledhjen e parë të
kabinetit të drejtuar prej tij.
"Qeveria e parë u zgjodh nga Kuvendi me propozim të Ismail Qemalit.Këtu u mblodh ajo që do të quhej pleqësia e do ishte e barabartë me një këshill shteti apo senat, si do shpreheshin aty përfaqësues të kuvendit. Qeveria e parë në historinë e shqiptarëve, pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së Krujës me propozim të kryetarit të saj do zgjidhej nga Kuvendi ndonëse në mbledhjen e parë Kuvendi kishte autorizuar kryeministrin Ismail Qemali të zgjidhte qeverinë, por më 4 dhjetor në prani të 63 anëtarëve të kuvendit", tha Berisha, duke iu drejtuar ministrave.
Më tej ai shprehu edhe një herë njëherë mirënjohjen për qytetarët dhe liderët botërorë të cilët morën pjesë në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, duke nënvizuar faktin se festa e 100 vjetorit, për nga madhështia dhe pjesëmarrja ishte e paprecedentë në historinë e kombit tonë.
“Një mirënjohje të thellë shkon për qytetarët e Vlorës dhe të Tiranës, të cilët me bujarinë e tyre, me atdhetarinë tyre, me mikpritjen e shndërruan 28 Nëntorin, 100-vjetorin e pavarësisë në festën më të bukur, më të madhe. Kurrë ndonjëherë në historinë e vendit Tirana dhe Vlora nuk kanë pasur një prani kaq gjigante qytetarësh të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare sa në datën 28 nëntor. Por mirënjohja e thellë u shkon të gjithë miqve nga mbarë bota që nderuan Shqipërinë në 100-vjetorin e pavarësisë”, u shpreh kryeministri.
Berisha vlerësoi festimet për 28 Nëntorin, duke falenderuar të gjithë ata që morën pjesë në këtë ditë të shënuar të historisë së shtetit shqiptar.