E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore mbytet nje 14-vjecar shpeton kusheriri

Një adoleshent është mbytur paraditen e sotme në ujërat e Jonit, pranë plazhit të Zvernecit, në Vlorë. Viktima është Adriatik Shabanaj, 14 vjeç i cili ishte duke pushuar bashkë me familjen në plazhin e Zvërnecit.

Sipas të dhënave që vijnë nga policia, mbytjes i ka shpëtuar për mrekulli kushëriri i tij, 22-vjeçari Fatjon Shabanaj, i cili ka tentuar ta nxjerrë nga uji adoleshentin, por gjithçka ka rezultuar e kotë pasi trupi i pajetë i të miturit ka përfunduar në fund të detit.

Ndërkohë, 22-vjeçari, i cili ka rrezikuar të asfiksohet, është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka filluar kërkimet për trupin e pajetë të të riut, ndërsa ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›