E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, nderohetaktori i humoritLeka Kruta

VLORË- Një nga emrat më të njohur të skenës e humorit vlonjat Leka Kruta, është nderuar ditën e sotme me një ceremoni të zhvilluar në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. “Me artistin Leka Kruta” është titulluar filmi dokumentar i shfaqur në sallën e teatrit “Petro Marko” dhe që i dedikohet legjendës së humorit vlonjat e atij shqiptar.

Në ceremoninë e zhvilluar, kanë qenë të pranishëm edhe mjaft personalitete të artit e të humorit shqiptar. Historia e Trupës së Estradës Profesioniste të Vlorës, është e lidhur ngushtë me Krutën, i cili ka krijuar një galeri të tërë personazhesh dhe një arkivë të jashtëzakonshme temash.

Në veprimtarinë e tij më se 40 vjeçare, numërohen 150 premiera dhe 800 personazhe. Për vlerat e tij në krijimtarinë artistike, Leka Kruta është vlerësuar me titullin “Artist i Merituar”, ndërkohë që Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka akorduar Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›