E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore pranga 35-vjecarit bllokohet makina e vjedhur

Policia e Vlorës në një nga postoblloqet e ngritura në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte të Fierit, ka arrestuar nje person dhe ka bllokuar nje automjet te vjedhur.

Policia ka ndalur shtetasin Muharrem Qemal Ruko, vjec 35 banues në Fier.

Ai udhetonte me nje automjet Range Rover sport me targa britanike. Nga kontrolli rezultoi se automjeti ishte i vjedhur ne Britanine e madhe ne maj te vitit 2008. Policia bllokoi mjetin dhe ndaloi poseduesin, i cili akuzohet per trafikim te mjeteve motorrike.

Shkodër, arrestohen gjobvënësit

Dy te rinj nga qyteti i Shkodres, Kristian Suti 22 vjec dhe Gjergj Pellumbi 20 vjec u arrestuat sot ne kushtet e flagrances pasi kishin shkuar te merrnin 5 milione leke nje shtetasi si gjobe.

Ata kane kercenuar nje punonjes te policise bashkiake, duke e akuzuar se disa muaj me pare ai i kishte paditur dy te rinjte dhe ata u arrestuan nga policia ne lokalin e tij sepse tregetonin lende narkotike.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›