Vlorë, pranga dy personave të armatosur

Dy personat janë kapur me dy armë automatike të tipit kallashnikov, një sasi fishekësh, maska, doreza e sende të tjera, të cilat dyshohen se do të ndihmonin ata në një grabitje.
Operacioni ka nisur pas nje informacioni të marrë në rrugë operative që ka patur policia e Vlorës.
Prej disa ditësh ata janë mbajtur nën survejim, për të mbërritur në orët e natës së djeshme, ku edhe është përmbyllur operacioni me arrestimin e personave në rrugicat e lagjes pranë kishës ortodokse dhe sheshit Omonia.
Sic bëjnë me dije burime nga policia e Vlorës, personat janë kapur duke mos finalizuar grabitjen, por në makinen që ata kishin në përdorim, e tipit “Polo”, janë gjetur objekte që përdoren rëndom gjatë vjedhjeve.
Kontrolli në makinë gjithashtu ka rezultuar edhe me dy arme të tipit kallashnikov me dy krehëra fishekësh.
Të gjitha objektet janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale. Ndaj dy personave rëndon akuza e armëmbajtjes dhe sigurimit të mjeteve për vjedhje.