E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore pranga italianit kreu i mafies se droges

Ne pranga ra shtetasi Albino Prudentino qe sipas Prokurorise se Pergjithshme arrestimi kryhet ne kuadrin e nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Kalipso per venien para drejtesise te pjesetareve te nje organizate me karakter mafioz Sacra Corona Unitta qe operon ne zonen e Brindisit.

Gjykata e Leces ka leshuar urdhrin per arrest ndaj 11 personave dhe arrestimi i 9 prej tyre eshte bere ne menyre te njekohshem ne tre shtete. Ne Itali jane arrestuar 7 persona ne Shqiperi shtetasi italian Prudentino ndersa nje shtetas tjeter eshte arrestuar ne Tailande.

Dy persona te tjere jane ende ne kerkim. Nga hetimet rezulton se Albino Prudentino i arrestuar sot ne Vlore eshte nje nga kreret kryesore te kesaj organizate mafioze.

Hetimet per kete organizate kane nisur qe ne vitin 2008 nga Prokuroria e Antimafies ne Lece ne bashkepunim dhe me skuadren ROS te karabinierise e cila eshte e specializuar ne ceshtjet e trafikut. Keta shtetas akuzohen per veprat Bashkepunim kriminal te tipit mafioz Trafik droge Grabitje ne rrethana renduese.

2010-09-29 1105

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›