Vlore, radhe te gjata per pasaportat biometrike

Shkak per krijimin e kaosit eshte mungesa e punonjesve te kesaj zyre. Per te perballuar fluksin ka vetem nje punonjese, sepse operatoret e tjere jane shperndare ne disa komuna te tjera te Vlores.
Mesohet se prefekti i qarkut, Hasan Halili, i ka kerkuar firmes private qe ka fituar tenderin e prodhimit te pasaportave dhe kartave te identitetit te shtoje punonjesit per te mos krijuar radhe te gjata, por kerkesa e prefektit nuk eshte marre parasysh nga firma private.
Nderkohe, kjo e fundit nuk ben publike shkaqet e krijimit te ketij kaosi, si dhe sasine e numrit te aplikimeve deri me tani. Nderkohe, para sporteleve shume emigrante zene radhet qe ne oret e mesnates, per te mbaruar procedurat brenda dites, por ka dhe nga ata qe nuk mbarojne pune dhe jane te detyruar te rizene radhen diten tjeter.