E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, sekuestrohen 300 kg kanabis në një skaf të braktisur

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot 300 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Sipas informacioneve, droga e vendosur në disa çanta është gjetur në një skaf të braktisur në bregdetin e Himarës.

Dyshohet se mjeti lundrues ka ardhur nga territori italian në territorin Grek (Ishujt e Fanit), por për shkak të detit të trazuar dhe rrymave të forta detare, është braktisur nga trafikantët dhe ka dalë në ujërat tona territoriale.

Ndërkohë, Policia e Vlorës po bashkëpunon me organet ligjzbatuese në vendet fqinje për hetimin e ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e trafikantëve të drogës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›