Vlore sekuestrohen 60 kg hashash

Arkiv Një sasi droge është bllokuar në portin e Vlorës, e cila kishte destinacion vendin fqinj. Bëhet fjalë për rreth 60 kilogramë, të cilat ishin paketuar dhe vendosur në pjesën e siperme të një automjeti IVECO.
Mjeti me targa AA 312 AD eshte ndaluar teksa do te kalonte traun doganor. Efektive te antidroges dhe policise kufitare kane kontrolluar pjesen e siperme te tij, duke gjetur te mire sistemuar sasine e droges. Ne kushtet e flagrances eshte ndaluar 30 vjecari Altin Deromema 30 vjec, i cili ka qene i shoqeruar nga bashkeshortja e tij.
Menjehere eshte dokumentuar sasia e gjetur, e cila do te transportohej nepermjet tragetit te linjes Vlore- Brindisi.
Lenda eshte e tipit kanabis sativa e ambalazhuar ne 58 pako te mbeshtjella me natriban. Rasti me i fundit i ngjashem ne portin e Vlores u shenuar vetem disa jave me pare, kur nje sasi droge u tentua te kalohej nepermjet autobusit te pasagjereve te nje prej agjensive qe operojne ne transportin me Italine.
Sarandë, konfiskohen 127 kg kanabis
Policia në qytetin e Sarandës ka sekuestruar mëngjesin e së martës një sasi prej 127 kilogramësh lënde narkotike të tipit kanabis sativa.
Sipas informacioneve të fundit, sasia e drogës është gjetur në një makinë me targa Tirane, drejtuesi i të cilës është arrestuar.
Autoritetet policore lokale njoftojnë se personi në fjalë është një qytetar nga Fieri, i cili e kishte fshehur drogën në bagazhin e automjetit.
Burimet shtojnë më tej se agjentët e seksionit të anti-drogës po zhvillojnë hetime për të zbardhur itinerarin e lëndës narkotike dhe destinacionin e saj.
Javën e kaluar policia e Tiranës dhe njësia speciale operacionale goditën një grup që u kap gjatë tentativës për të futur në Tiranë ngarkesë kanabis sativa, i destinuar për t’u shpërndarë në tregun e brendshëm të kryeqytetit.
Katër persona u arrestuan në kushtet e flagrancës pas aplikimeve të metodave speciale të hetimit, mes të cilave përgjime telefonike, vëzhgim me agjentë dhe filmime në distancë. Në përfundim të operacionit policor u kapën me 120 kilogramë lëndë narkotike e të njëjtit lloj.
Po javën e kaluar, mbrëmjen e së shtunës, policia maqedonase konfiskoi 10 kilogramë heroinë me cilësi të lartë në vendkalimin kufitar të Qafë-Thanës, mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Zjarret, Berat, 407 ha pyje të djegura
Zjarret e rëna këtë vit kanë shkaktuar dëme të mëdha në kullotat dhe pyjet e qarkut të Beratit. Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra
Pas përfundimit edhe të ekspertizes, si dhe pas verifikimit të dyshimeve të ngritura që në këqyrjen e vendit të ngjarjes, prokuroria e ka klasifikuar vdekjen e oficerit të Shërbimit të Inteligjences, Isa Copa si vrasje. Grabitet tregtarja malazeze
Nje shtetase malazeze 51 vjec me profesion tregtare është grabitur me dhune sapo ka kaluar doganën e Hanit të Hotit në vendin e quajtur Vukpalaj.
Korcë, rritet kriminaliteti gjate 2011
Një 86-vjecare nga fshati Poloskë i Devollit ka mbetur viktimë e një grabitje të ndodhur në banesën ku jetonte. Sarandë, konfiskohen 127 kg kanabis
Policia në qytetin e Sarandës ka sekuestruar mëngjesin e së martës një sasi prej 127 kilogramësh lënde narkotike të tipit kanabis sativa.
Lajmet kryesore
INUK: Ndal shfrytëzimit të paligjshëm të shtretërve të lumenjve
Nis aksionin për ndalimin e firmave
Dilema torturuese e Greqisë
Nafta, 30 mijë tonë “helm” brenda makinës
Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne