E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore shperthim ne pallatin e Kollozit

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të të së shtunës në pallatin ku banon kreu i Partisë Demokratike për Vlorën, Ardian Kollozi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në katin e 12 të pallatit ku banon Kollozi, në lagjen “29 Nëntori”. Sipas policisë, sasia e tritolit që ka shpërthyer ka qenë rreth 500 gramë dhe ka dëmtuar dyert e 7 apartamenteve të pallatit ku banon kreu i PD se Vlorës, Ardian Kollozi, që është edhe kandidati i katërt në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 23 qershorit. Policia ka nisur menjëherë hetimet lidhur me këtë ngjarje, ndërsa ka shoqëruar edhe disa të dyshuar. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›