E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, studentet e universitetit kunder formatit te diplomave

Studentet e universitetit “Ismail Qemali” ne Vlore kundershtojne formatin e diplomave qe iu jane dhene.

Ata kane studiuar per 4 vjet ne Fakultetin Juridik dhe thone se certifikatat qe kane marre ne dore nuk vlejne.

Ata thone se pasi kane perfunduar kursin e plote nuk jane pajisur me diploma ashtu sic kane marre studentet ne universitetet e tjera te vendit.

Per kete ceshtje ata kane lajmeruar edhe nje pershkallezim te protestes deri ne greve urie. Studentet e dolen ne proteste para godines se universitetit duke mbajtur ne duar pankartat dhe certifikatat qe kane marre nga ky universitet.

Perfaqesuesit e studenteve deklaruar publikisht se kane hartuar nje peticion ku ata paraqesin disa kerkesa, qe nga kthimi I certifikatave dhe dhenia e diplomave te rregullta per te qene te barabarte ne tregun e punes. Ne te kunder sipas tyre protesta do pershkallezohet deri ne greve urie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›