E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore vdekja e Plazhit te Vjeter

Plazhi i Vjetër, në perendim të qytetit të Vlorës është në një gjendje të mjerueshme për shkak të infrastruktures së dobët, por edhe mbeturinave të shumta.

Plazhi i vjeter ka qenë ndër zonat më të frekentuara përpara viteve 90, por sot plehrat kanë mbërritur jo vetëm deri në rërë, por ka nisur të pushtojnë edhe detin.Çdo ditë në këtë plazh vazhdojnë të hidhen inerte nga firmat e ndërtimit, të cilët e kanë bërë të padurueshëm mjedisin, si për banorët vendas ashtu edhe për pushuesit ditore.

Edhe pse me vonese, pasi sezoni ka nisur, pastertia e ketij plazhi mund te rivendoset perkohesisht, por  katastrofa, qe i po i vjen nga ndertimet duket e pariparueshme. Ndertimet reja kane mbërritur ne kete zone shume afer bregut, duke ngushtuar jo vetem hapësirat publike. Banoret thone se edhe cilesia e sherbimeve eshte mjaft e dobët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›