E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhen 175 metra kabull telefonik dy ne pranga

style=positionrelativez-index2>

Dy persona jane arrestuar nga policia ne Malesi te Madhe pasi jane kapur ne flagrance me nje sasi prej 175 metra kabull telefonik qe iu gjeten te fshehura ne nje automjet qe drejtonin. Sipas te dhenave te policise se Shkodres nje dite me pare behet e ditur se ne oren 1700 te se martes nga Seksioni per Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve ne Komisariatin e Policise M. e Madhe u be arrestimi i Ferdinand Nikes 23 vjec dhe i Marjan Docajt 19 vjec te dy keta banues fshatin Shtoj i Vjeter komuna Rrethina Malesi e Madhe. Sipas policise arrestimi i tyre u be per arsye se rreth ores 0500 te se martes ne baze te informacioneve te marra dhe gjate nje kontrolli te ushtruar nga sherbimet e Komisariatit te Policise M. Madhe ne vendin e quajtur fshati Vukpalaj komuna Kastrat M. e Madhe ne automjetin tip Mercedes-Benz me targa SH 5962 D qe drejtohej nga shtetasi Ferdinand Nika dhe pasagjer shtetasi Marjan Docaj u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 172 m linear kabull telefonik nje sepate dhe nje kosore. Policia tha se nga veprimet hetimore e procedurale te kryera rezultoi se keta dy shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane prere me mjete prerese kabullin telefonik te linjes hekurudhore Bajze - Mali i Zi si dhe nje kabull te telefonise fikse te firmes ne fshatin Vukpalaj komuna Kastrat te rrethit M. e Madhe. Ndersa mesohet se nga ana e policise jane kryer veprimet procedurale materialet ne ngarkim te shtetasve te lartpermendur i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale te Vjedhjes ne bashkepunim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›