E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vodhën një shumë parash në kasafortën e një marketi/ Tiranë, vihen në pranga dy persona (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kasaforta”.

Rei syla dhe Artur Pashkaj u vunë në pranga, pasi më 21 tetor, pas mesnat, kanë vjedhur 1 500 000 lekë në kasafortën e një marketi në Rrugën e Dibrës.

Në banesën e Rei Sylës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të groposur 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municionin luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pjesë të parave të dyshuara të vjedhura dhe veshje që autorët kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Finalizimi i operacionit u krye nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›