E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhën pampers, hap zjarr policia/ Nëna drejtoi makinën drejt policëve, vritet foshnja nga plumbat

Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku një foshnjë 1-vjeçare, Cohen Wiley, mbeti i vrarë nga të shtënat e policisë ndaj një automjeti në qytetin Senatobia.

policia mori një telefonatë për një vjedhje të dyshuar të një pakoje pelenash. Në automjet ndodheshin nëna e foshnjës, Velesiya Wiley, dhe mikja e saj, Latoya Ferrell.

Pamjet tregojnë oficerët duke rrethuar makinën dhe duke u kërkuar dy grave të ndalonin. Sipas hetuesve, shoferja tentoi të drejtonte automjetin drejt efektivëve, duke bërë që ata të hapnin zjarr. Foshnja u qëllua për vdekje, ndërsa gruaja tjeter mbeti e plagosur.

Sipas dokumenteve të policisë, nëna e kishte marrë foshnjën në krahë për t’u treguar efektivëve se në makinë ndodhej një fëmijë.

Policia deklaroi se shoferja kishte rrezikuar të përplaste një prej oficerëve, ndërsa zyra e Prokurores së Përgjithshme, Lynn Fitch, i cilësoi të shtënat si të justifikuara.

Megjithatë, avokati i familjes, publikoi rezultatet e një autopsie të pavarur, sipas së cilës foshnja ishte qëlluar nga ana e automjetit dhe jo nga pjesa e përparme. Ky konstatim ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e të shtënave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›