E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi babain mbetet ne burg

Gjykata e Durresit dha masën e sigurisë “Arrest me burg ” për Fatma Buziu në lidhje me akuzën e vjedhjes se shumes prej 88 mije franga Zviceriane dhe 4 milion lekeve te reja ne banesen e te atit, Shkelqim Buziu, i cili i mbante ato ne nje kasaforte.
Kjo masë u dha pas kerkese se prokurores se ceshtjes Rabjana Halili cila e cilesoj si te ligjshem arrestimin e saj duke pohuar se ka prova te mjaftueshme qe vertetojne se Fatma Buziu eshte autorja e vjedhjes se parave, fakt i pohuar edhe nga vete e pandehura.
Avokati ka kerkuar mosvlehtesim te arrestimit te Fatma Buziut dhe lirimin e menjehershem te saj, por e akuzuara eshte shprehur e penduar per veprimin qe ka kryer.
Nje nate me pare u be dhe arrestimi i të fejuarit te saj me te cilin bashkjetonte prej disa muajish, Ismail Xhindit, i cili akuzohet si bashkepunetor ne vjedhje dhe per moskallëzim krimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›