E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vodhi çantën e një gruaje te sheshi “Skënderbej”, arrestohet 52-vjeçarja në Tiranë

Një 52-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ajo ka vjedhur çantën e një shtetaseje te sheshi ‘Skënderbej’.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen 52 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi te sheshi “Skënderbej” dyshohet se i ka vjedhur çantën një shtetaseje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›