E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vodhi me dhunë punonjësin e një lavazhi, kapet 19 vjeçari në Sarandë

Një 19 vjeçar është kapur nga policia në Sarandë për vjedhje me dhunë.

Sipas policisë, i riu i ka marrë me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhi në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar. Ngjarja ka ndodhur me datë 31 dhjetor.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›