Vodhi para në një lokal ku ka qenë i punësuar, arrestohet 17-vjeçari në Vlorë

Një 17-vjeçar është arrestuar pas dyshimeve për vjedhje në një lokal ku ai kishte qenë i punësuar. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku autori ka vjedhur një shumë parash prej 80,000 lekësh gjatë natës.
Ai përdori një kopje çelësi që e kishte siguruar më parë për të hyrë në lokal. Pas hetimeve, policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin, duke sekuestruar shumën e parave dhe çelësin e përdorur për vjedhjen.
Materialet procedurale janë kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurori.