E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi produkte në një farmaci, kapet në flagrancë 44-vjeçari në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë duke vjedhur produkte në një farmaci gjatë natës.

I arestuari rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Produktet e vjedhura dhe mjetet që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje u sekuestruan.

Në pranga ka rënë shtetasi I. D., 44 vjeç, banues në Durrës.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›